E premtja ka shënuar sërish rritje të numrit të infektimeve me koronavirus në vendin tonë, ku gjatë 24 orëve janë evidentuar 135 raste të reja. Rekord ka vendosur kryeqyteti me plot 113 raste.
"Gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë janë kryer 586 testime për të dyshuar të prekur nga Covid 19, ku 135 persona janë konfirmuar të prekur nga Covid 19. 113 raste në Tiranë, 11 në Durrës, nga 2 raste në Kukës, Vorë, nga 1 rast në Shkodër, Krujë, Has, Kavajë, Vlorë, Tropojë, Kamëz".
Ndërkohë ka arritur në 189 numri i viktimave për shkak të Covid-19, pasi një pacient ka humbur jetën gjatë 24 orëve të fundit.
"Edhe pas përpjekjeve të mëdha të ekipeve mjekësore, nuk e ka fituar dot betejën me sëmundjen një 58-vjeçar nga Tirana".
Me dhjetëra të prekur me Covid-19 apo të dyshuar shtrohen çdo ditë në dy spitalet Covid, por fatmirësisht ka pësuar ulje numri i pacientëve të intubuar.
"Aktualisht në Spitalin Infektiv dhe "Shefqet Ndroqi" po trajtohen 122 pacientë të konfirmuar pozitivë me Covid19, 20 pacientë janë në terapi intensive, 3 prej të cilëve të intubuar".
72 qytetarë i janë shtuar listës së personave të shëruar nga Covid-19. Që prej fillimit të pandemisë në vend numërohen 3 227 persona të shëruar.
Tv Klan
SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/